Republika e Kosoves

Prizren

Mbahet dëgjimi i parë publik për buxhetin

2019/04/19 - 3:58

Sot në sallën e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë u mbajtën dëgjimet publike me Drejtorinë e Ekonomisë dhe Financave dhe Drejtorinë e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore 2020-2022.

Gjatë këtyre dëgjimeve, drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave, Ertan Simitçi dha informacione lidhur me këtë kornizë, e cila siguron një analizë të hollësishme të shpenzimeve publike dhe përcakton parametrat dhe prioritetet kryesore për zhvillimin e vazhdueshëm të buxhetit vjetor komunal.

Ky dokument po ashtu do të jetë baza për përcaktimin e sektorëve prioritar të zhvillimit dhe identifikimin e prioriteteve të shpërndarjes së burimeve komunale për periudhën 2019-2020.

Dëgjimet publike për KAB do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme, sipas agjendës së mëposhtme:

23 PRILL (E MARTË)
-Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (në ora: 10:00-12:00)
-Drejtoria e Shëndetësisë (në ora: 13:00-15:00)

24 PRILL (E MËRKURË)
-Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (në ora: 10:00-12:00
-Drejtoria e Shërbimeve Publike (në ora: 13:00-15:00)

26 PRILL (E PREMTË)
-Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (në ora: 10:00-12:00)
-Drejtoria e Arsimit (në ora: 14:00-16:00)