Republika e Kosoves

Prizren

Mbahet konsultimi publik me qytetarë për Projekt-Rregulloren për funksionimin e institucioneve arsimore në Komunën e Prizrenit

2023/01/30 - 4:59

Hapjen e këtij konsultimi publik e bëri Haziz Krasniqi, zyrtar përgjegjës për konsultime publike në Komunën e Prizrenit, i cili tha se me 20.01.2023 rregullorja është publikuar në ueb faqen zyrtare të komunës dhe në platformën e konsultimeve publike.

Rregullorja është në konsultim publik nga 20.01.2023 deri më 20.02.2023, ndërsa, komentet për rregulloren do të pranohen deri më 20.02.2023 në këto e-mail-a zyrtarë:

Luljeta.Veselaj@rks-gov.net , Ymer.Berisha@rks-gov.net , dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj u shpreh se Drejtoria në bazë të nevojave të institucioneve arsimore ka formuar grupin punues për hartimin e rregullores.

Kjo rregullore ka për qëllim t’i përcaktojë të drejtat dhe detyrimet, veprimet e ndaluara, vijueshmërinë në mësim, masat dhe procedurat disiplinore dhe zbatimin e tyre ndaj nxënësve, mësimdhënësve dhe personelit tjetër në shkollë (drejtori, zëvendësdrejtori, sekretari, administratori dhe personeli tekniko-shërbyes).

Kjo rregullore përkufizon rregullat e punës për secilin të punësuar, funksionimin e organeve përgjegjëse, rendin shtëpiak dhe kodin e mirësjelljes në institucionet edukativo-arsimore në Komunën e Prizrenit.

Pyetjet, komentet dhe sugjerimet e të pranishmëve në këtë konsultim publik, kishin të bënin me plotësim-ndryshimin e rregullores, me qellim që të jetë sa më operativ në zbatimin e saj, nga të gjitha institucionet arsimore të të gjitha niveleve.

Përgjigjet në pyetjet, komentet dhe sugjerimet e të pranishmëve iu përgjigj Luljeta Veselaj-Gutaj, drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), si dhe zyrtarët e tjerë të DKA-së.

Për mbajtjen e konsultimit publik do të përgatitet procesverbal dhe raport me të gjitha komentet, pyetjet, sugjerimet e të dhënat nga drejtorët e shkollave, OJQ-të dhe qytetarët.

Videon e mbajtjes së konsultimit mund ta gjeni në këtë vegëz: https://www.facebook.com/TVBESA/videos/709749930808409