Mbahet mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit të Komunës
2022/04/29 - 2:14
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar nga kuvendarët dhe nuk ka pasur pika shtesë.
Pikat e rendit të ditës që janë miratuar nga Kuvendi i Komunës së Prizrenit në mbledhjen e VI-të të rregullt të kuvendit janë:
- Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
- Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për formimin e komisionit të ankesave;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi të personit fizik;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për bartjen e mjeteve të pa shpenzuara nga të hyrat vetanake të vitit 2020 dhe 2021 në vitin 2022;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për themelimin dhe emërimin e anëtarëve të Komitetit për Barazi Gjinore;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për themelimin dhe emërimin e anëtarëve të Komitetit për Kulturë, Rini dhe Sport;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për themelimin dhe emërimin e anëtarëve të Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për themelimin dhe emërimin e anëtarëve të Komitetit për Shërbime Publike dhe Planifikim Urban;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për themelimin dhe emërimin e anëtarëve të Komitetit për Turizëm, Zhvillim Ekonomik dhe Bujqësi;
- Informatë lidhur me gjendjen e Pandeminë SARS-COV2 (COVID-19) në Komunën e Prizrenit, për periudhën Janar-Mars 2022;
- Informatë rreth raportit të punës dhe financiar të Zyrës komunale për Integrime Europiane për vitin 2021;
- Informatë rreth raportit të realizimit të buxhetit komunal për periudhën Janar-Mars 2022;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për lejimin e mjeteve të nevojshme për pagat e stafit të Qendrës Sportive “Sezai Surroi”.
