Republika e Kosoves

Prizren

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2018/12/24 - 6:47

Komiteti për Politikë dhe Financa sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, të thirrur nga kryesuesi Artan Abrashi.

Me rekomandimin e KPF-së, nga rendi i ditës u largua pika mbi Raportin e punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2018, e cila do të jetë e përfshirë në planin e punës së Kuvendit gjatë vitit të ardhshëm.

Mbledhja u mbajt me këtë rend dite:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës së propozuar
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Planit të punës së Kuvendit të Komunës së Prizrenit për vitin 2019
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-vendimit për rikonfirmimin e shkallës tatimore të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit Komunal mbi aplikimin e tatimit në pronën e paluajtshme në Komunën e Prizrenit nr.01/011-219796 të datës 24 dhjetor 2015
5. Informatë, mbi Raportin financiar për Politikat Zhvillimore për lloto 1-K.F. “Liria”, lloto 2-K.B. “Bashkimi” dhe lloto 3-Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu”, për vitet: 2015, 2016, 2017 dhe 2018
6. Informatë, mbi Planin vjetor për Njësinë e Auditimit të Brendshëm në Komunën e Prizrenit për vitin 2019
7. Informatë, mbi Planifikimin Preliminar të Prokurimit në Komunën e Prizrenit për vitin 2019
8. Informatë mbi Raportin e punës së Komitetit për Politikë dhe Financa: prill – tetor 2018
9. Informatë mbi Raportin e punës së Komitetit për Komunitete: maj – nëntor 2018