Republika e Kosoves

Prizren

Mbahet Testi PISA në komunën tonë

2022/05/06 - 7:52

Në Shkollën e Kompetencës në Prizren është mbajtur testi vlerësues ndërkombëtar PISA, projekt ky i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. 530 nxënës nga 18 shkolla do te marrin pjesë në këtë test.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit znj. Luljeta Veselaj Gutaj u shpreh se mbështetja dhe gatishmëria e drejtorisë për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të testit PISA nuk ka munguar. Ajo gjithashtu bëri thirrje tek mësimdhënësit për angazhim maksimal dhe inkurajim të nxënësve për të arritur rezultat e sukses sa më të mirë.