Republika e Kosoves

Prizren

Mbahet vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit Komunal e thirrur në datën 30.9.2021

2021/10/06 - 8:14

3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit, për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme në Komunën e Prizrenit, për vitin 2022; (u miratua)

4. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Rregullores, për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Prizrenit; (nuk u miratua)

5. Diskutim, rreth raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2020 dhe planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve;

6. Informatë, rreth raportit të Auditimit të Brendshëm për periudhën janar-qershor 2021;

7. Informatë, rreth raportit të punës të Zyrës së Prokurimit për periudhën janar-gusht 2021;

8. Informatë, rreth raportit të punës të Këshillit për Qendrën Historike të Prizrenit;

9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit, për subvencionimin e klubeve sportive të Komunës së Prizrenit të ligës së parë, për shkak të Pandemisë COVID-19; (nuk u miratua)

10. Informatë, rreth raportit të punës të Kuvendit të Komunës për vitin 2021;

11. Shqyrtimi dhe miratimi propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr. 001/011-141370 të datës 09 shtator 2021, për rialokimin e mjeteve të pashpenzuara nga investimet kapitale, nga Granti Qeveritar dhe të hyrat vetanake për vitin 2021;

12. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për anulimin e vendimit Nr. 01/011-3257 të datës 30 prill 2009, për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të planit detal urbanistik të lagjes “Jaglenica” në Prizren;

Dy pikat e fundit në mungesë të kuorumit, mbetën të pa shqyrtuar.