Republika e Kosoves

Prizren

Mbledhim mbeturinat e vëllimshme të qytetarëve tanë

2022/04/29 - 3:26

Sektori i Menaxhimit të Mbeturinave, në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, në datat 1-7 maj do të realizojë aksionin pranveror të mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme.

Mbeturinat e vëllimshme llogariten të gjitha gjësendet e vjetërsuara që nuk përdoren, duke përfshirë orendi të vjetra shtëpiake, vitrina, set ulësesh, tepihë, pajisje teknike etj.

Ky aksion realizohet sipas orarit të rëndomtë të mbledhjes së mbeturinave.

Shtëpitë private këto mbeturina duhet t’i vendosin para dyerve, në ditën kur bëhet shërbimi për mbledhjen e mbeturinave në lagjen përkatëse. Ndërsa banimet kolektive, duhet t’i vendosin ato në pikën publike më të afërt të grumbullimit të mbeturinave.

Mbeturinat e vëllimshme nuk duhet të hudhen në çdo kohë!

Shërbimi është pa pagesë dhe bëhet vetëm dy herë në vit.

Lusim qytetarët që ta respektojnë orarin e mbledhjes së mbeturinave dhe për çdo informatë shtesë të lajmërohen në Sektorin e Menaxhimit të Mbeturinave në Komunën e Prizrenit.

Këto aktivitete kanë të bëjnë me sensibilizimin e qytetarëve për rregullat e shkarkimit të mbeturinave dhe llojin e tyre.