Republika e Kosoves

Prizren

Mbledhja e kuvendit të komunës do mbahet në shtëpinë e kulturës për shkak të pandemisë

2020/07/23 - 3:47

Në bazë të nenit 43 paragrafit 1, të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 35, paragrafit 2, të Statutit të Komunës së Prizrenit, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit thërret mbledhjen e III (tretë) të rregullt për vitin 2020 të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 6 gusht 2020 (e enjte) tek Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, duke filluar nga ora 10:00.

Rendin e ditës për këtë mbledhje e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2020/07/Rendi-i-dites-i-Kuvendit-06.08.2020.pdf
Ndërsa në bazë të nenit 52 paragrafit 1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe nenit 59 paragrafit 1 të Statutit të Komunës së Prizrenit, është thirrur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, e cila do të mbahet më 4 gusht 2020 (e martë), në sallën e mbledhjeve të KPF-së në Shtëpinë e Bardhë, duke filluar nga ora 10:00.
Rendin e ditës për mbledhjen e KPF-së e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2020/07/Rendi-i-dites-04.08.2020-KPF.pdf