Republika e Kosoves

Prizren

Mbledhja e rregullt e kuvendit të komunës mbahet me 30 shtator

2020/09/28 - 10:15

Në bazë të nenit 43 paragrafit 1, të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 35, paragrafit 2, të Statutit të Komunës së Prizrenit, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit thërret mbledhjen e IV (katërt) të rregullt për vitin 2020 të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 30 shtator 2020 (e mërkurë) në sallën e mbledhjeve të Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, duke filluar nga ora 10:00.

Rendin e ditës për këtë mbledhje e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/2.-Rendi-i-dites-Kuvendi-30…

Ndërsa në bazë të nenit 52 paragrafit 1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe nenit 59 paragrafit 1 të Statutit të Komunës së Prizrenit, është thirrur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, e cila do të mbahet më 28 shtator 2020 (e hënë), në sallën e mbledhjeve të KPF-së në Shtëpinë e Bardhë, duke filluar nga ora 10:00.

Rendin e ditës për mbledhjen e KPF-së e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/2.-Rendi-i-dites-KPF-28…