2023/01/25 - 3:47
Në prani të mediave dhe shoqërisë civile, nën monitorimin e OSBE-së, sot, u mbajt mbledhja e përjavshme me drejtorët e Komunës, udhëhequr nga Kryetari Shaqir Totaj.
Fillimisht, Kryetari i adresoi të gjitha çështjet nga bisedat me qytetarët te drejtorët përkatës, të cilat do të trajtohen ditëve në vijim.
Sivjet, pasi miratimi i buxhetit është bërë me kohë, sipas afateve ligjore, projektet kapitale do të realizohen me intensitet të lartë deri në fund të 2023-tës.
U diskutua për ndërtimin e një çerdheje të re e cila do të pozicionohet në një prej zonave më të populluara të Prizrenit.
Gjatë kësaj mbledhjeje u trajtuan çështja e nevojës së krijimit të një fondi emergjent në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.
Ndërsa, si rend dite ishte edhe diskutimi rreth përmbushjes së numrit të zyrtarëve në të gjitha sektorët ku ka nevojë në Komunën e Prizrenit.
Prizreni po bëhet bashkë me qytetarët dhe për qytetarët!