Republika e Kosoves

Prizren

Më 4, 8 dhe 9 Gusht 2022 do të implementohet faza e tretë e dezinsektimit

2022/08/03 - 6:18

Më 4, 8 dhe 9 Gusht 2022 do të implementohet faza e tretë e dezinsektimi të Prizrenit dhe zonave periferike të qytetit.

Me këtë projekt synohet të arrihet eliminimi ose sjellja në kufi e tolerancës epidemiologjike e insekteve fluturuese, pastaj, pengimi i përhapjes së sëmundjeve që barten nga insektet dhe krijimi i kushteve për një jetë më të rehatshme gjatë muajve të verës.