Republika e Kosoves

Prizren

Memorandum bashkëpunimi për ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore në komunën tonë

2021/04/01 - 5:27

Sot drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me drejtorin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, Samir Hoxha.

Ky memorandum përfshin bashkëpunimin e këtyre dy akterëve në:

Përzgjedhjen e dy objekteve të trashëgimisë kulturore, pjesëmarrjen në komisionin vlerësues dhe organin mbikëqyrës,

Gjatë kryerjes së punimeve të Jazit te Lidhja e Prizrenit, si pjesëmarrës në komisionin vlerësues dhe organin mbikqyrës

Në procesin e hartimit të projektit të “Regjenerimit të Brigjeve të Lumit Lumbardhi”, ku do të përfshihen urat dhe kejat nga Ura e Marashit deri te Parku i Qytetit, dhe

Në hartimin e konkursit, shpalljen e konkursit dhe përzgjedhjen e përfituesit të “Udhëzuesit për Mobilerinë Urbanë në Qendrën Historike”.

Rikujtojmë që Komuna e Prizrenit gjatë vitit të kaluar kishte investuar në restaurimin e një shtëpie, që është pjesë e trashëgimisë kulturore, ndërkaq restaurimi i këtyre shtëpive me vlera kulturore është mjaft e ndijshme dhe si e tillë kërkon bashkëpunim ndër-institucional.