Republika e Kosoves

Prizren

Ndërpritet mbledhja e kuvendit të komunës për mungesë kuorumi

2021/10/01 - 12:11

Mbledhja filloi me shqyrtimin dhe miratimin e rendit të ditës të rekomanduar nga Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ku nga rendi i ditës u largua pika “3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2022, si dhe parashikimi për vitet 2023 dhe 2024”, ndërkaq u shtuan edhe dy pika të tjera:

“Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit numër 001/011-141370 të datës 09 Shtator 2021 për Rialokimin e mjeteve të pashpenzuara nga investimet kapitale nga granti qeveritar dhe të hyrat vetanake për vitin 2021”, dhe

“Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për anulimin e vendimit numër 01/011-3257 të datës 30 Prill 2009 për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të planit detal urbanistic të lagjes “Jaglenica” në Prizren”.

Pas pyetjeve dhe ngritjes së çështjeve të ndryshme nga ana e kuvendarëve, seanca u përmbyll për shkak të mungesës së kuorumit