2023/03/17 - 4:52
Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të Betejës së Kabashit, Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me familjet e dëshmorëve, shoqatat e dala nga lufta, zyrtarë të ekzekutivit dhe qytetarë, bënë homazhe sot në Lapidarin e UÇK-së në fshatin Korishë, ku njëkohësisht me një ceremoni u shënua edhe Dita e Shkollës “Dëshmorët e Kabashit”.
Më 17 mars të vitit 1999 ranë në këtë betejë, për të mos u harruar kurrë, dëshmorët e kombit që nuk kursyen asgjë për jetësimin e ëndrrës shekullore – Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Lavdi të përjetshme veprës së tyre, lavdi për të gjithë dëshmorët e kombit!