Republika e Kosoves

Prizren

Në kuadër të programit “UBT Start-Up School”, Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi Marrëveshjen Bashkëpunimit me Kolegjin UBT

2024/07/03 - 1:01

Në kuadër të programit “UBT Start-Up School”, Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi sot Marrëveshje Bashkëpunimi me Kolegjin UBT që do të sigurojë projekte të përbashkëta në zhvillimin dhe implementimin e programeve për zhvillim ekonomik, urban dhe industrial të Komunës së Prizrenit dhe aktiviteteve të tjera në interes të përbashkët.
Në këtë projekt, ku janë të përfshirë edhe GIZ-i e ITP-ja, UBT-ja do të ofroj bursa studimi për të gjithë studentët e saj të Komunës sonë që do të përcaktohen me vendim të veçantë, në mënyrë që të kontribuoj në edukimin cilësor të rinisë së Prizrenit, si dhe përmes programit Start-up, do t’i mundësohet të rinjve tanë inovatorë të hapin biznese, duke pasur parasysh potencialin e tyre.