Republika e Kosoves

Prizren

Në lagjen “Arbana” do këtë pengesa për qarkullim për shkak të punimeve në rrugë

2020/06/29 - 10:11

Të hënën do të fillojnë punimet për “Ndërtimin e infrastrukturës rrugore në lagjen Arbanë”. Me këtë rast rruga “Transiti”, që lidh lagjen Arbanë me hyrjen e autostradës – transitin e Petrovës, do të jetë e bllokuar për shkak të zhvillimit të punimeve.

Në fotografinë e mëposhtme mund të gjeni aksin e rrugës ku do të zhvillohen punimet, si dhe rrugët alternative që do mund të shfrytëzohen.

Punimet do të vazhdojnë për 5 ditë.