Republika e Kosoves

Prizren

Në lagjen “Jeta e Re” komuna ndërton gjashtë rrugë me infrastrukturë funksionale përcjellëse

2021/06/08 - 8:39

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, panë nga afër punimet për ndërtimin e 6 rrugëve të ndryshme në lagjen “Jeta e Re”.

Me këtë rast kryetari Haskuka deklaroi se rruga më e gjatë e ndërtuar në kuadër të këtyre projekteve, është rruga “Tahir Gashi”, që ka një gjatësi rreh 1 km, ndërkaq në total janë shtruar 3.2 km rrugë me kubëza, janë rregulluar 300 metra trotuare dhe është bërë ndërtimi i ujësjellësit me 250 metra gjatësi.

“Në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, deri më tani është bërë rregullimi dhe ndërtimi i shumë rrugëve në pjesë të ndryshme të qytetit, ndërkaq si Komunë e Prizrenit, investimet e tilla do t’ vazhdojmë edhe në të ardhmen me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore të komunës së Prizrenit.”, u shpreh kryetari Haskuka.