Republika e Kosoves

Prizren

Në Prizren edhe një muze që do begatojë edhe më shumë etonkulturën tonë

2020/07/21 - 2:10

Ndani kujtimet e juaja për Nënën Terezë!

Muzeu i shenjtores dhe humanistes Nënë Tereza po themelohet në Prizren, qytetin e rrënjëve të saja.

Ky muze, që është pjesë e programit për bashkëpunim ndër-kufitar Kosovë-Maqedoni Veriore dhe bashkëfinancohet nga Komuna e Prizrenit, ka për qëllim t’i mbledhë dhe t’i ruajë kujtimet për Nënë Terezën dhe t’i ndajë ato me qytetarë.

Me këtë rast Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij – CHwB Kosova fton të gjithë qytetarët që kanë pasur fatin ta takojnë Nënë Terezën, të bashkëbisedojnë me të, t’ia dëgjojnë fjalët e rrëfimet, ose të shkëmbejnë ndonjë letër me të, t’i ndajnë ato me CHwB Kosova, në menyrë që ato të ruhen dhe të mbesin përgjithmonë në Muzeun për Nënën Terezë.

Nëse keni tregime për të ndarë mund të kontaktoni me CHwB Kosova deri më datën 15 gusht, nëpërmjet e-mail adresës chwb.kosovo@gmail.com, apo nëpërmjet numrit të telefonit +383 44 940 079. Më pas ekipa e CHwB Kosova do t’ju vizitojë atje ku jeni për të bashkëbiseduar dhe regjistruar intervistë me ju.