Republika e Kosoves

Prizren

Në SHFMU “Mati Logoreci” në Prizren, kanë përfunduar punimet në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë

2024/02/07 - 10:58

Kanë përfunduar punimet në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në SHFMU “Mati Logoreci” në Prizren.
Me këtë rast është bërë montimi i dyerve e dritareve të reja, ndriçimit, fasada e jashtme e objektit shkollor si dhe është bërë izolimi me kulmin e ri.
Ky projekt, i rëndësishëm për nxënësit dhe personelin e shkollës, është realizuar përmes marrëveshjes për shërbime të efiçiencës ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.