Republika e Kosoves

Prizren

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit

2023/01/10 - 12:56

Fillim i mbarë për Prizrenin pasi u arrit marrëveshja për projektin e madh të cilin do ta shijojnë të gjithë, pa dallim moshe.

Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact, përfaqësuar nga Fisnik Reçica, nënshkruan sot marrëveshje tri palëshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit.

Ky projekt do të ndikoj në turizëm, rrjedhimisht, në zhvillimin ekonomik të Komunës së Prizrenit, në kuadër të zhvillimit të produkteve turistike si një ndër atraksionet kyçe të Komunës.

Kalaja e Prizreni, përveç një margaritar i trashëgimisë kulturore, ofron një pamje të jashtëzakonshme të Kryeqytetit Historik të Kosovës.