Republika e Kosoves

Prizren

Nis shpërndarja e drunjëve për 824 familje që jetojnë në kushte të vështira ekonomike

2024/12/18 - 5:24

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale bëri sot shpërndarjen e druve të zjarrit për 824 familje (213 familje të dëshmorëve, 211 familje të invalidëve të luftës dhe 400 familje që jetojnë në kushte të vështira ekonomike).
Gjatë këtij procesi, Kryetari Shaqir Totaj u dakordua me drejtorin e DPMS-së, Rasim Demiri, që vitin e ardhshëm në këtë program të përfshihen të gjitha familjet që përfitojnë ndihmë sociale, e që sipas të të dhënave aktuale, në Komunën e Prizrenit janë rreth 700 familje të tilla.