Republika e Kosoves

Prizren

Njoftim nga Drejtoria e Sherbimëve Publike

2024/06/28 - 9:41

Drejtoria e Shërbimeve Publike njofton qytetarët e Prizrenit se të hënën, më 01 korrik 2024, rruga “Shuaib Spahiu” do të jetë e bllokuar për automjete për shkak të punimeve në projektin “Rehabilitimi dhe revitalizimi i hapësirave publike në zonën e parë të mbrojtur në pjesën e vjetër të qytetit, restaurimi i shesheve dhe objekteve’’, ndërsa, këmbësorët mund të lëvizin lirshëm.