2022/08/04 - 2:41
Të nderuar banorë të fshatrave Piranë, Zojz, Medvec, Arbanas, Krushë e Vogël dhe Randobravë të Komunës së Prizrenit ju ftojmë që të merrni pjesë në dëgjimin buxhetor për përgatitjen e buxhetit të komunës për vitin 2023.
Në dëgjimin buxhetor publik mund të marrin pjesë : Qytetarët, përfaqësuesit e lagjeve/bashkësive lokale, përfaqësuesit e OJQ-ve, përfaqësuesit e komuniteteve, të rinjtë/rejat, pensionistët/et, studentët/et, komuniteti i biznesit, përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike, anëtarë/e të Kuvendit Komunal të Prizrenit, deputet/e, punonjësit e komunës, përfaqësuesit e partive politike dhe përfaqësuesit e mediave.
Informacionet për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e vitit 2023, mund t’i gjeni në këto vegza:
Uebfaqja zyrtare e Komunës:
https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/
Platforma e Konsultimeve Publike:
https://konsultimet.rks-gov.net/meetings.php…
Kërkesat, komentet dhe sugjerimet, mund t’i dërgoni edhe në këto e-mail-a: Zenel.Ahmetaj@rks-gov.net , Halil.Lika@rks-gov.net Ymer.Berisha@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .