Republika e Kosoves

Prizren

Njoftim për banorët e fshatrave Vlashnje, Hoçë e Qytetit, Jeshkovë, Malësi e Vërrinit, Poslisht, Billushë, Kobaj, Grazhdanik dhe Atmaxhë

2022/08/05 - 6:22

Të nderuar banorë të fshatrave: Vlashnje, Hoçë e Qytetit, Jeshkovë, Malësi e Vërrinit, Poslisht, Billushë, Kobaj, Grazhdanik dhe Atmaxhë të Komunës së Prizrenit, ju ftojmë të merrni pjesë në dëgjimin buxhetor për përgatitjen e buxhetit të komunës për vitin 2023.
Në dëgjimin buxhetor publik mund të marrin pjesë : Qytetarët, përfaqësuesit e lagjeve/bashkësive lokale, përfaqësuesit e OJQ-ve, përfaqësuesit e komuniteteve, të rinjtë/rejat, pensionistët/et, studentët/et, komuniteti i biznesit, përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike, anëtarë/e të Kuvendit Komunal të Prizrenit, deputet/e, punonjësit e komunës, përfaqësuesit e partive politike dhe përfaqësuesit e mediave.
Informacionet për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e vitit 2023, mund t’i gjeni në këto vegza:
Uebfaqja zyrtare e Komunës:
https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/
Platforma e Konsultimeve Publike:
https://konsultimet.rks-gov.net/meetings.php
Kërkesat, komentet dhe sugjerimet, mund t’i dërgoni edhe në këto e-mail-a: Zenel.Ahmetaj@rks-gov.net , Halil.Lika@rks-gov.net Ymer.Berisha@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .
3-Njoftimi-Vlashnje-SHQ
3-Njoftim-Vlashnje-BOSH
3-Njoftim-Vlashnje-TUR