Republika e Kosoves

Prizren

Njoftim për Tatimpaguesit e Tatimit në Pronë

2021/07/29 - 11:00

Njoftohen të gjithë tatimpaguesit në Komunën e Prizrenit, të cilët kanë obligime (borxhe) të papaguara për tatimin në pronë, të lajmërohen në Drejtorinë për Ekonomi e Financa – Zyra e Tatimit në Pronë në Komunën e Prizrenit, për lidhje të kontratës së pagesës me këste për obligimet e papaguara.

K U J D E S!

Ndaj tatimpaguesëve të cilët nuk shprehin interes për lidhjen e kontratës për pagesën e obligimeve të tatimit në pronë me këste, Drejtoria për Ekonomi e Financa – Zyra e Tatimit në Pronë në Komunën e Prizrenit, do të inicoj procedura përmbarimore për inkasim të detyrueshëm.

Të gjitha shpenzimet rreth procedurës së përmbarimit do t’i ngarkohen tatimpaguesit, ashtuqë kjo do ta rritë edhe më tepër barrën tatimore.

Prandaj, për t’i shmangur të gjitha këto ngarkesa, Drejtoria për Ekonomi e Financa – Zyra Komunale e Tatimit në Pronë ofron mundësinë e pagesës me këste përmes kontratës në mes të tatimpaguesit dhe Komunës.

Njoftim për Tatimpaguesit Korrik 2021