Republika e Kosoves

Prizren

Njoftojmë qytetarët me orarin e ri për aplikime në Certifikatë të Pronës dhe Kopje të Planit

2021/01/13 - 1:14

Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër njofton se nga data 14 janar 2021 (e enjte), qytetarët mund të aplikojnë për Certifikata të Pronës dhe Kopje të Planit nga ora 8:00 paradite deri në ora 14:00 pasdite.
Qytetarët mund të pajisen me këto dokumente pronësore në po të njëjtën ditë në sportelin e kësaj drejtorie në Qendrën e Shërbimeve të Integruara (në objektin e Administratës Komunale) dhe shpërndarja e tyre do të bëhet nga ora 15:00 deri në ora 16:00.
Ndryshimi nga orari i mëparshëm (pranimi në orarin 8:00-14:30 dhe shpërndarja në orarin 15:30-16:00) është bërë me qëllim të shmangies së grumbullimeve që po paraqiten gjatë shpërndarjes së këtyre dokumenteve