Republika e Kosoves

Prizren

Orari i pastrimit të rrugëve

2018/06/12 - 2:51

Me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë dhe bashkëpunimit sa më të mirë me qytetarët, Drejtoria e Shërbimeve Publike publikon orarin e pastrimit të rrugëve.

Publikimi i këtij orari bëhet që të mbikëqyren kompanitë kontraktuese edhe nga ana e qytetarëve.

Luten qytetarët që kur të vërejnë se nuk  respektohet ky orar nga kompanitë kontraktuese, të na njoftojnë nëpërmjet Qendrës së Thirrjeve tek numri pa pagesë 0800 19 200, apo në Viber dhe WhatsApp tek numri +383 45 119 200.