Republika e Kosoves

Prizren

Organizuam tri debate publike me qytetar

2019/04/25 - 1:11

Në vazhdën e dëgjimeve publike për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2020-2022, sot u organizuan edhe tre dëgjime publike, përkatësisht nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria e Shëndetësisë.

Me këtë rast drejtorët i informuan të pranishmit lidhur me planifikimet dhe prioritetet e drejtorive të tyre për tre vitet e ardhshme, derisa qytetarët dhe përfaqësuesit nga OJQ-të dhanë komentet dhe sugjerimet e tyre.

Gjatë kësaj jave janë mbajtur edhe tre dëgjime të tjera për KAB, përkatësisht nga Drejtoria për Ekonomi dhe Financa, Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik dhe Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Dy dëgjimet e fundit për KAB do të mbahen më 26 prill (e premtë) në sallën e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, sipas agjendës së mëposhtme.

-Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (në ora: 10:00-12:00)
-Drejtoria e Arsimit (në ora: 14:00-16:00)