Republika e Kosoves

Prizren

Panairi i Librit në Prizren

2019/07/18 - 3:54

Mbrëmë, në hapësirat e Kejit pranë Urës së Gurit, është bërë hapja e edicionit të 11-të të panairit të librit “Prizreni 2019”, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.
Panairi do të jetë i hapur deri të dielën më 21 korrik, tek Sheshi i Lidhjes.
Në këtë edicion të panairit po marrin pjesë 30 shtëpi botuese nga vendet e ndryshme si Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Turqia, Bosnja dhe Sanxhaku.