Republika e Kosoves

Prizren

Përurohet Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Gjonaj.

2020/09/12 - 8:27

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me nënkryetarin Visar Shehu dhe drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, kanë bërë përurimin e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare në fshatin Gjonaj.

Ky objekt 525m katrorësh, përmban:

Këshillimore për shtatëzëna dhe për nënat bashkë me femijë të moshës 0-3 vjeç,
Laborator,
Shërbime për Infuzione,
Dy dhoma të mjekut,
Dhomën e Intervenimeve,
Dhomën e Inhalimit,
Dhomën e Vaksinimit,
Dhomën e Stomatologut,
Dhomën e Mbledhjeve
Infrastrukturë që i përshtatet personave me nevoja të veçanta (ashensorë, tualet e pjerrësira).