Republika e Kosoves

Prizren

Përurohet zyra e re e gjendjes civile në fshatin Mushnikovë 

2020/07/23 - 7:12

Sot me pjesëmarrjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetarëve dhe drejtorëve komunalë u bë përurimi i Zyrës së Gjendjes Civile në Mushnikovë, projekt i realizuar nga Drejtoria e Administratës.
Ndërtesa e Zyrës për Gjendje Civile në këtë fshat, ishte shumë e vjetër dhe e dëmtuar. Për këtë arsye Komuna e Prizrenit ka realizuar projektin për ndërtimin e zyrës së re, me pamje që i përshtatet arkitekturës së shtëpive të vjetra në Mushnikovë, por me një ambient të brendshëm modern e funksional.
Me këtë investim Komuna e Prizrenit ka plotësuar kërkesën e hershme të më shumë se 6 mijë banorëve nga fshatrat e rajonit të Mushnikovës, ku përveç kushteve më të mira për stafin administrativ, do të ketë edhe shërbime më efikase për qytetarë.