Në kuadër të projektit “Smart Green Solutions” fillon zbatimi i pilot projekteve të përzgjedhura si intervenime të gjelbërta urbane. Përmes këtyre intervenimeve urbane do të instalohen pritore të autobusëve, parkingje për biçikleta dhe mbushës të biçikletave elektrike, parkingje dhe mbushës të makinave elektrike, shtigje të gjelbërta për këmbësorë si dhe hapësira të gjelbërta sociale. Shumica e këtyre intervenimeve do të prodhojnë energji të ripërterishme përmes panelave diellore dhe do të ofrojnë hapësira të gjelbërta për qytetarë.