2022/04/29 - 8:07
Kryetari i komunës z. Shaqir Totaj, mori pjesë në përurimin e shtatores së Pjetër Bogdanit, në qytetin e Krumës, organizim i Bashkisë së Hasit.
Figura e Pjetër Bogdanit meriton të vlerësohet, të lartësohet e të kujtohet përgjithmonë.
Bogdani ka qenë një ndër shkrimtarët më origjinal në literaturën e hershme shqiptare, patriot, poet, personalitet i shquar i Kishës, prift, ipeshkëv, kryeipeshkëv e teolog, kontributi i tij për kombin e kulturën ishte i jashtëzakonshëm.
Në fjalën e tij kryetari Totaj, theksoi se: Pjetër Bogdani, mbetet figurë e ndritur e letërsisë së vjetër shqiptare, poashtu ai ka dhënë kontributin i tij në ngritjen e ndërgjegjësimit të shqiptarëve dhe ishe pararendës i hershëm i lëvizjes së rilindjes kombëtare.