2019/07/19 - 2:49
Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Eshref Memaj, ka qenë pjesëmarrës në takimin e organizuar nga Instituti për Zhvillim dhe Integrim, ku u bë prezentimi i projektit të platformës digjitale me qëllim të ngritjes së kapaciteteve për bletarët e Prizrenit.
Projekti është i financuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe po implementohet nga Instituti për Zhvillim dhe Integrim, në partneritet me shoqatën e bletarëve në Prizren.
Platforma digjital do të mundësojë për herë të parë digjitalizimin e të dhënave të shoqatës së bletarëve, krijimin e një adrese të përbashkët dhe të qasshme për të gjithë bletarët e komunës së Prizrenit, si dhe promovimin dhe përkrahjen e kësaj fushe bujqësore.