Republika e Kosoves

Prizren

Po vazhdon procesi i ndërtimit të objektit të ri shkollor në fshatin Krushë e Vogël

2023/06/05 - 7:00

Ky projekt i Drejtorisë Komunale të Arsimit, do të ofrojë kusht moderne për nxënësit dhe personelin e arsimit. Do t’i ketë 9 dhoma mësimi, 3 kabinete për mësim profesional, 1 hapësirë për mësim parashkollor, nyjet sanitare për nxënësit (F/M) dhe arsimtarët, nxehjen qendrore me depo për lëndë djegëse dhe hapësirat administrative të shkollës.
“Mbetemi të përkushtuar për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe për krijimin e një ambienti sa më të mirë për nxënësit e Komunës së Prizrenit” – theksoi Kryetari Shaqir Totaj.