Republika e Kosoves

Prizren

Prezantohen drejtorët e rinjë në kabinetin e kryetarit të komunës sonë

2020/06/23 - 4:16

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot ka mbajtur një takim njoftues me drejtorët e rinj të drejtorive të Komunës së Prizrenit.
Me këtë rast kryetari Haskuka ka bërë të ditur se pas ndryshimeve në qeverisjen lokale, kabineti i tij përbëhet prej:
Visar Shehu, nënkryetar i Komunës,
Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë,
Agron Limani, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,
Osman Krasniqi, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike,
Emilija Redzepi, drejtoreshë e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit,
Beni Kizolli, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor,
Islam Thaqi, drejtor i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe
Leonora Çerreti, drejtoreshë e Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave.
Duke i falënderuar drejtorët e rinj për pranimin e detyrave, kryetari Haskuka ka theksuar se ata janë përcaktuar në bazë të eksperiencës dhe kontributit të tyre të deritanishëm në fushat profesionale, si dhe dedikimit të tyre në përmbushjen e objektivave dhe zotimeve qeverisëse.