Republika e Kosoves

Prizren

Prizreni Arkeologjik

2022/05/20 - 8:00

Të nderuar qytetarë të Prizrenit,

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në diskutimet publike në kuadër të projektit për hartimin dhe zbatimin e Planit të Prezantimit dhe Interpretimit për Lokalitetin Arkeologjik në Prizren.

📌 Në takimin e parë ftohen banorët e lagjes dhe komuniteti i biznesit që operon në afërsi të lokalitetit arkeologjik. Ky takim do të mbahet të martën, me datën 31 Maj 2022 , në Kino Lumbardhi, nga ora 13:00 deri 15:30.

📌 Në takimin e dytë ftohet komuniteti profesionit i Prizrenit dhe më gjerë. Ky takim do të mbahet të enjten, me datën 02 Qershor 2022, në Kino Lumbardhi, nga ora 13:00 deri 15:30.

Prezantimi, interpretimi dhe promovimi i Lokalitetit Arkeologjik si një lokalitet me rëndësi të madhe historike, shkencore, kulturore dhe edukative, përmes projektit të interpretimit synon që të ngre vetëdijen për rëndësinë e këtij lokaliteti si dhe të promovojë vlerat kulturore përmes zhvillimit të turizmit kulturor.

Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është kontributdhënëse e drejtpërdrejt, përmes grupeve të specializuara punuese, në këtë projekt dhe vazhdon ta ruaj e promovoj fuqinë kulturore të Prizrenit.

Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme që së bashku ta ngrisim Prizrenin në nivelin e merituar!