Republika e Kosoves

Prizren

Prizreni dhe Berati diskutojnë metodat dhe praktikat e punës për arsim sa më cilësor

2018/12/03 - 4:33

Komuna e Prizrenit dhe Bashkia e Beratit me bashkëpunim konkret në fushën e arsimit

Në kuadër të bashkëpunimit mes Komunës së Prizrenit dhe Bashkisë së Beratit në fushën e arsimit, sot do të fillojë punëtoria 3 ditore, e organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit.

Në ditën e parë të punëtorisë do të prezentohen rezultatet dhe sfidat e dy drejtorive, derisa në ditën e dytë dhe të tretë do të prezentohen prioritetet në fushën e arsimit dhe do të konkretizohen aktivitetet për vitin e ardhshëm, me anë të të cilave do të thellohet edhe më shumë bashkëpunimi mes dy qyteteve të binjakëzuara.