Republika e Kosoves

Prizren

Prizreni dhe Berati së bashku në kulturë, trashëgimi, arsim dhe projekte që përkrahen nga Bashkimi Evropian

2018/07/09 - 3:48

Me rastin e 10 vjetorit të hyrjes së Beratit në UNESCO, kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, kryetari i Kuvendit, Artan Abrashi, shefja e kabinetit të kryetarit, Krenare Koqi dhe drejtorët, Levent Kasemi dhe Faruk Dakaj, ishin në vizitë në qytetin e binjakëzuar të Beratit.

Përfaqësuesit e Komunës së Prizrenit patën takim me homologët nga Bashkia e Beratit, me ç’rast diskutuan mbi bashkëpunimin ndërmjet dy qyteteve në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, arsimit, ngjarjeve të përbashkëta dhe përgatitjen e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian, si dhe ishin pjesë e konferencës “Berati – 10 vjet në UNESCO”, së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë dhe qytetit të binjakëzuar të Amasya-s.