Republika e Kosoves

Prizren

Prizreni edhe me një lidhje modern në autostradën e kombit

2019/02/07 - 9:05

Sot në Kuvendin Komunal të Prizrenit u mbajt debati publik në lidhje me projektin e Ministrisë së Infrastrukturës për ndërtimin e autostradës me gjatësi prej 91 km të segmentit Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren.

Në fillim fjalën e mori kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, i cili theksoi rëndësinë e organizimit të këtij debati publik, për të marrë komentet dhe kërkesat e qytetarëve në mënyrë që autostrada të jetë më funksionale.

Kryetari Haskuka më tej shprehu komentet e tij lidhur me projektin, sidomos për aspektin e kyçjes së Prizrenit në këtë autostradë, në mënyrë që të dy lidhjet për Prizrenin t’iu afrohen më shumë qendrës së qytetit.

Më pas ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj dha informacione për pjesëmarrësit në lidhje me autostradën, duke e vlerësuar atë si projekti më madhor që do ta përfitojë Kosova dhe qytetarët e saj. Ai më tej falenderoi kryetarin Haskuka për gadishmërinë e tij për një bashkëpunim të vazhdueshëm për interesat e qytetarëve.

Në debatin publik morën pjesë edhe qytetarët dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, të cilët me këtë rast kishin mundësinë që të shprehin komentet dhe kërkesat e tyre në lidhje autostradën, i cili është fazën e shqyrtimit të varianteve të projektit ideor.