Republika e Kosoves

Prizren

Prizreni qyteti i vetëm në Kosovë me plan për ndërhyrje ndër sektoriale për ndryshimet klimatike

2021/06/08 - 3:56

Mbahet mbledhja e Bordit Administrativ të Qendrës për Zhvillim të Gjelbër në Prizren, ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës së sonë z. Mytaher Haskuka.

Në këtë mbledhje, u diskutuan rezultatet e projektit që janë zhvilluar deri më tani dhe projektet që do të zhvillohen edhe në të ardhmen për zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në Prizren.

Me këtë rast kryetari Haskuka deklaroi se, Prizreni është qyteti i vetëm në Kosovë që e ka hartuar planin e ndërhyrjeve ndër sektoriale për ndryshimet klimatike.

Ai po ashtu theksoi se, gjatë tre viteve të fundit, në bashkëpunim me UNDP-në, janë zhvilluar projekte të ndryshme siç janë projektet për zvogëlimin e emitimeve të gazrave, inventarizimin e emetimeve të gazrave serrë, si dhe shumë projekte tjera që synojnë zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

“Në kuadër të projektit kemi instaluar panelet diellore në Ndërtesën e Administratës, të cilat mundësojnë kursimin deri 30% të energjisë elektrike të Komunës së Prizrenit. Në disa vende të qytetit kemi vendosur pajisje për mbushjen e veturave dhe biçikletave elektrike, stacione inovative të autobusëve me panela diellore dhe kemi krijuar shtigje të gjelbërta.”, tha kryetari Haskuka.

Ai deklaroi se Prizreni është qyteti i vetëm në Kosovë që e ka impiantin e ujërave të zeza me kapacitet të madh, ku mblidhet dhe pastrohet një pjesë e madhe e ujit të qytetit