Republika e Kosoves

Prizren

Projektet me infrastrukturë funksionale nëntokësore

2018/06/08 - 6:14

Në rrugën “Papa Gjon Pali II” kanë filluar punimet nëntokësore, ku po bëhet ndarja e rrjetit të kanalizimit të ujërave atmosferike me ato fekale, dhe gjithashtu do të bëhet edhe shtrirja nëntokësore e kabllove.

Për shkak të këtyre punimeve kjo rrugë do të jetë e mbyllur për komunikacionin për një kohë. Lusim qytetarët që t’i përdorin rrugët tjera alternative deri në përfundim të punimeve.