Republika e Kosoves

Prizren

Projekti Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP) mban takim informues me përfaqësues të shoqërisë civile, nisma qytetare, individë, grupe e iniciativa për partneritet

2024/02/05 - 5:29

Të nderuar/a,

Projekti Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP), me datë 06 shkurt 2024, në orën 10:00 deri në 12:00, mban takim informues në sallën e Kuvendit Komunal në Prizren (Shtëpia e Bardhë).
Ftohen të gjithë të interesuarit: përfaqësues të shoqërisë civile, nisma qytetare, individë, grupe e iniciativa për partneritet, t’i bashkohen këtij takimi informues, për të diskutuar më shumë rreth aplikimit në thirrjen më të madhe për financim: Thirrjen për Shprehje të Interesit- Partnerët e PIAKOS.

Për të shprehur interesimin për pjesëmarrje në takimet informuese, por dhe për t’u informuar më shumë rreth projektit klikoni në këtë vegëz: https://forms.office.com/e/cQZnFZYx5G

Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP) financohet nga Banka Botërore, përkatësisht Fondit për Paqe e Shtet-Ndërtim dhe implementohet nga Qendra për Trajnime dhe Burime për Avokim-ATRC.