Republika e Kosoves

Prizren

Pronaret e pyjeve private mund të aplikojnë për leje për prerje

2019/01/11 - 3:36

Lajmërohen qytetarët e interesuar të pyjeve private se afati për parashtrimin e kërkesave për leje për prerjen e drurëve në pyjet private për vitin 2019 është deri më datën 31.03.2019.

Kërkesës duhet t’i bashkangjiten këto dokumente:
1. Fleta poseduese e pronës (pyllit)
2. Kopja e planit, e pronës (pyllit)
3. Kopja e letërnjoftimit të pronarit

Kërkesat për prerje mund t’i parashtrojë pronari i pyllit ose anëtari i ngushtë i familjes (me dokumente dëshmuese), ndërsa në mungesë të pronarit, duhet kontrata apo autorizimi i vërtetuar nga noteri ose avokati, me të cilën dëshmohet pronësia e pyllit.

Çdo prerje pa leje e drurëve, paraqet shkelje të ligjit mbi pyjet e Kosovës.

Për më shumë: https://goo.gl/JKhGQp