Republika e Kosoves

Prizren

Puna një vjeçare e komunës sonë zbardhet para qytetarëve

2020/12/30 - 10:05

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me drejtorët komunalë kanë prezantuar para qytetarëve Raportin e Punës së Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2020.
Ndryshe nga takimet e kaluara, pjesëmarrja e qytetarëve në këtë takim ishte e kufizuar për shkak të situatës pandemike, duke e respektuar distancën.
Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se me qëllim që të arrijnë tek sa më shumë qytetarë, ky takim u transmetua edhe në mënyrë virtuale, nëpërmjet platformës Zoom, rrjeteve sociale dhe mediave lokale, nga ku dhe u pranuan edhe pyetjet e qytetarëve.
Kryetari Haskuka dhe drejtorët, gjatë këtij prezantimi njoftuan për punët dhe projektet e drejtorive komunale, ngjarjet me rëndësi, si dhe për angazhimin e Komunës së Prizrenit gjatë periudhës së pandemisë.
Duke i falënderuar të gjithë qytetarët për pjesëmarrje në takim, kryetari Haskuka deklaroi se do të vazhdojnë të punojnë pa pushuar edhe gjatë vitit të ardhshëm drejt përmbushjes së zotimeve