Republika e Kosoves

Prizren

Punimet në rrugë nderpresin qarkullimin për Prevallë – Ofrohet rrugë alternative

2021/09/30 - 10:56

Drejtoria për Shërbime Publike njofton se për shkak të punimeve të realizuara në kuadër të projektit ‘’Rregullimi i infrastrukturës në rrugën Kosova’’ nga sot do të fillojnë punimet infrastrukturore tek trekëndëshi në afërsi të Lidhjes së Prizrenit (udhëkryqi që ndahet për drejtim të lagjes Kurillë dhe Prevallë).

Në fotografinë e mëposhtme gjendet rruga e bllokuar, ku do të zhvillohen punimet dhe rruga alternative, ku qytetarët mund të qarkullojnë me automjete.