Republika e Kosoves

Prizren

Punohet intensivisht 24 orë në pastrimin e borës nga rrugët në qytet e fshatra

2019/01/09 - 3:33

Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme të borës që nga mbrëmja, rrugët kryesore të qytetit janë të hapura dhe po punohet në vazhdimësi për pastrimin edhe të rrugëve dytësore dhe atyre që lidhen me fshatrat.

Ftojmë qytetarët për kujdes të shtuar në vozitje dhe për çdo urgjencë të na lajmërojnë në Qendrën e Thirrjeve tek numri pa pagesë 0800 19 200 ose në Viber dhe WhatsApp tek numri +383 45 119 200.