Republika e Kosoves

Prizren

Qytetarët vendimmarrës së bashku në aktivitete për hartimin e buxhetit 2019

2018/06/08 - 5:11

Komuna dhe OSBE-e organizuam punëtori për hartimin e kalendarit të aktiviteteve buxhetore për vitin 2019-2021.

Në këtë takim kanë marr pjesë Nënkryetari, drejtorët komunalë, kryesuesi i Kuvendit, anëtarët e KPF-së, anëtarët e Komitetit për Komunitete, shefat e grupeve parlamentare të Kuvendit dhe kabineti i Kryetarit.

Procesi i hartimit të buxhetit është shumë i rëndësishëm për Komunën tonë. Andaj do të vazhdojmë me angazhim dhe aktivitete për të diskutuar për programin e buxhetit, projektet që janë parësore për komunën, projektet të cilat janë në vazhdimësi dhe ato të trashëguara nga e kaluara.