Republika e Kosoves

Prizren

Rekomandohet për mbledhje të kuvendit Raportit Financiar Janar-Qershor 2018

2018/07/27 - 3:14

Komiteti për Politikë dhe Financa, mbajti mbledhjen e rregullt, me ç’rast të gjitha pikat e parapara ia rekomandoi Kuvendit të Komunës për diskutim dhe miratim në mbledhjen e datës 31 korrik 2018.

Në mesin e propozimeve ishin:
• Shqyrtimi i Propozimvendimit për formimin e Komisionit për themelimin e Orkestrës së Komunës së Prizrenit;
• Shqyrtimi i Propozimvendimit për themelimin e Komisionit Komunal, për zgjedhjen e këshillave, të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane, në territorin e Komunës së Prizrenit;
• Diskutim mbi Raportin e Auditorit të Përgjithëshëm për Komunën e Prizrenit për vitin 2017;
• Informatë mbi raportin e performancës së Komunës së Prizrenit për vitin 2016 – 2017;
• Shqyrtimi i raportit financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018;
• Informatë për përfundimin e vitit shkollor;
• Shqyrtimi i Propozimvendimit për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, nr. 01/011-4, të datës 29 dhjetor 2005;
• Shqyrtimi i Propozimvendimit për shpalljen e ankandit-tenderit publik për dhënien në shfrytëzim-qera të objekteve dhe lokaleve pronë komunale;
• Rishqyrtimi i Vendimit të Kuvendit Komunal Nr. 001-01196211 të datës së 28 qershor.