Republika e Kosoves

Prizren

Renovohet oborri i “Namazxhahut” objekt i trashëgimisë kulturore

2021/01/06 - 11:15

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, sot së bashku me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar dhe kryetarin e Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë, Savas Yanar, kanë bërë përurimin e renovimit e oborrit të “Namazxhahut”, objekt ky i cili në Prizren është ndërtuar në shekullin XV dhe gjendet në listën e trashëgimisë kulturore.
Në kuadër të këtij projekti të financuar nga Republika e Turqisë, është bërë shtrimi i shtigjeve për ecje me gurrë andezi, renovimi i çezmës së ujit, shtyllave të ndriçimit dhe mureve rrethuese, mbjellja e fidaneve si dhe ndërrimi i tërësishëm i ulëseve për çlodhje dhe shportave për mbeturina.
Pas kësaj, kryetari Haskuka së bashku me ambasadorin Sakar, zhvilluan një takim miqësor ku dhe biseduan për bashkëpunimin e mëtutjeshëm të Komunës së Prizrenit me institucionet e Republikës së Turqisë, të cilët përveç investimeve të shumta në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, Komunën e Prizrenit po e mbështesin edhe në mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore.